Vetëdorëzohet 43-vjeçari në Krujë, gjuajti me armë teksa po luante tavëll

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.02.2024, 20:46

Mbrëmjen e djeshme në Krujë u shënua një plagosje më armë zjarri. Autoritetet kanë konfirmuar se shtetasi Perlat Merlika, 43-vjeç, është vetëdorëzuar në polici sot për plagosjen me armë zjarri të fqinjit të tij, shtetasit Artan Goga.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal të qytetit, ku dyshohet se një sherri banal gjatë lojës së tavëllit ka çuar në këtë incident. Shtetasi i plagosur aktualisht ndodhet në spital, por është raportuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se materialet lidhur me këtë ngjarje do të dërgohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetim të mëtejshëm dhe veprime të procedurave ligjore.

“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit