Mbrëmjen e sotme në Krujë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Paraprakisht dyshohet për një person të plagosur. Bëhet e ditur se i plagosur është Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me pistoletë.
Ndërkohë që vetëm para disa minutave 2 viktima u regjistruan në Korçë. Duket se krimi po përfiton nga vizita e Zelenskyt, ku uniformat blu janë mobilizuar pothuajse totalisht.