Vrasjet në Korçë, identifikohen dy viktimat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2024, 21:25

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë u regjistra në qytetin e Korçës. Ndërkohë që fillimisht u raportua për një viktimë, në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se 2 persona kanë humbur jetën në lagjen 10, Korçë

Njëri prej personave është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa i dyti është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas pak minutash ka ndërruar jetë. Personi i vetëvrarë Jorgo Prifti fillimisht ka qëlluar me 4 plumba një person tjetër Emiljano Pine e më pas ka vrarë veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit