Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2024, 20:30
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku një 30-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Bëhet e ditur se e reja ka tentuar të hidhet nga kati është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Lezhë.
Mësohet se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe përdor medikamente për depresionin. Ndërkohë ajo është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin. 30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.