Një tjetër aksident është regjistruar afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Sarandë, pranë vendit ku u shënua edhe aksidenti i djeshëm, ku humbi jetën shoferi ukrainas.
Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin tjetër.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Përdorues të rrugës thonë se gjithmonë në atë pjesë rruge regjistrohen aksidente të tilla.