Një 44-vjeçar me banim në fshatin Gomsiqe, Velipojë është ndaluar nga policia pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".
Shkak për këtë ngjarje është bërë kallëzimi i rremë që ai ka dhënë para oficerit të policisë gjyqësore. 44-vjeçari ka denoncuar në polici humbjen e mjetit të tij. Por hetimet kanë zbuluar se ai e ka shitur vetë makinën, por ka gënjyer duke e ka kallëzuar si të humbur.
Njoftimi i policisë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin në kërkim P. N., 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjygjësore”, sepse ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë.