Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pukë.
55-vjeçari Lek Ndou dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në fshatin Porav. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta pasi grupi hetimor ende nuk ka shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.