Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2024, 15:54

Në disa objekte afariste në zonën industriale në Ohër dhe një shkollë mëngjesin e sotëm kanë marrë njoftime të rreme për vendosjen e bombave, konfirmojnë nga SPB e Ohrit.

Sipas informacioneve, nxënësit janë evakuuar, ndërsa autoritetet janë duke kërkuar në terren.

Nuk janë dhënë më shumë detaje për raportimet për bombë, përveç se bëhet fjalë për një shkollë dhe një sallë fabrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit