Keqtrajtimi i kafshëve dhe helmimi i tyre nuk është një fenomen shqetësues vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa pamje që tregojnë se si një burrë i quajtur Xhevat dhunon dhe godet me gurë qentë në lagjen Hajvali, Prishtinë.
Por jo vetëm kaq pasi një qen i quajtur Angel ka ngordhur pasi dyshohet se është helmuar nga personi në fjalë. Qytetarët dhe aktivistët e kafshëve thonë se 'Angel' është helmuar nga Xhevati, i cili është edhe pronar i disa ndërtesave në lagjen ku janë qentë endacakë.
Ata kanë lajmëruar disa herë policinë, por deri më tani thonë se asnjë masë nuk është marrë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje ky tipi na kercenon rrah qent e rruges dhe helmon ata sdi sa i keni pa videot , ndodht perball pallatit drejsis ne hajvali te banesat e liridonit Eshte nje person shum i poshter e kemi lajmru rastin edhe ne polici per askush nuk merr masa Po ky dyshohet se e ka helmuar qenin. Nje faqe ka postuar vetem historin po ato kan frik ta postojn personin siq e shihni vet. Nuk e dim ky tha Xhavit e ka emrin, eshte pronari i disa ndertesave aty dhe nuk mundeni te benin asgje as policia .. kto vajzat kan frik edhe per video se do i nxjerrin problem , vendi ndodhet bash para pallatit drejsis hajvali