Tërmkolli kërkon arrestimin e Duda Balje, shkak takimi me Myftiun Ternava

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2024, 19:33

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kritikuar deputeten Duda Balje, pas takimit që ka pasur me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Tërmkolli përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar arrestimin e Baljes.

“Duda Balje si kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe anëtarë tjerë të komisionit paskan mbajtë dje takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnavën për të trajtuar projektligje të Kuvendit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës. Sot, këta deputetë do të duhej të arrestoheshin dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë! A ka shtet këtu a çka dreqin po ndodhë me këtë vend?!”, shkroi ajo.

Tërnava ka folur me Baljen lidhur me Projektligjin për Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Sipas njoftimit të BIK, Tërnava ka shprehur shqetësim rreth këtij projektligji, për të cilin ka thënë se “kontribuon direkt në prishjen e institucionit të familjes”. Në njoftim përmendet edhe projektligji që lejon martesat e se njëjtës gjini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit