Flet vëllau i mërgimtarit që u gjet i vdekur në bodrum: Kërkuam në atë vend, s’pamë asnjë trup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2024, 20:26

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për çështjen e vëllait të tij i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan. Hamiti ka theksuar se nuk pati kontakte më vëllanë e tij i cili ishte në paraburgim.

” Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

“Prej kur ka dalë nga paraburgimi kurrë me të nuk kam pasë kontakt, ai u zhduk”, ka thënë Hamiti.

Viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit