“Na i dogjën fëmijët e na dhanë kuti me hi”, nëna e shqiptares që vdiq në Greqi: Kërkojmë llogari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2024, 13:47

Sot në disa prej qyteteve kryesore të Greqisë që po zhvillohen tubime e marshime për 1-vjetorin e tragjedisë me 57 viktima në Tempi.

Një vit më parë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi, Larissa, humbën jetën 57 persona, e mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.

Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që humbi jetën në këtë tragjedi, shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për humbjen e vajzës 20-vjeçare. Duke folur për mediat greke, Alma Lata tha se sot është dita më e vështirë e jetës së saj, pasi Klaudia nuk është më mes tyre.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi... Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri ".

Teksa i dridhej zëri, ajo kërkoi sërish drejtësi dhe llogari duke theksuar se do të luftojë “që të mos qajë nënë tjetër si unë”.

“Kërkojmë llogari. Ajo kishte aq shumë ëndrra dhe e vranë. Çfarë kërkuan fëmijët tanë, të shkonin të studionin. E megjithatë në një mënyrë kaq të padrejtë dhanë frymën e tyre atje në Tempi".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit