Humbi jetën pasi kamioni u përfshi nga flakët, shoferi ukrainas po transportonte naftë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2024, 13:07

Andriu Khrustalov është 58-vjeçari ukrainas që një ditë më parë humbi jetën pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër.

58-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollit e kamionit që po drejtonte dhe ka përfunduar në humnerë. Shtetasi ukrainas ka qenë duke transportuar naftë bruto me autobot, në momentin që ka ndodhur aksidenti dhe kjo ka bërë që mjeti të shpërthejë në flakë brenda pak minutave.

Policia thotë se ukrainasi ka qenë duke eksportuar naftë nga Shqipëria në Ukrainë, me dokumentet përkatëse të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, ju sqarojmë se drejtuesi i kamionit që ka humbur jetën nga aksidenti është shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Ukrainë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, me kamionin (autobot) që doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, po transportonte naftë bruto, me qëllim eksportimin nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës, me dokumentet përkatëse, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit si dhe sqarimin e rrethanave të aktivitetit të tij tregtar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit