Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2024, 11:14

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, i mori jetën të riut, Shkumbin Hebibaj.

Në njoftimin mortor të familjes, bëhet e ditur se sot do të mbahet ceremonia mortore, ku familjarë, miq e të afërm do të mblidhen në orën 13:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Ndryshe, lidhur me rastin është arrestuar shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Y.Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit