Zjarri në fabrikën në Durrës, banorët e zonës: Kjo është hera e dytë, mirë që s’ra natën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2024, 10:51

Një fabrikë në Xhafzotaj të Durrësit, që prodhon tavolina dhe karrige hekuri është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar.

Banorët e kësaj zone, por që kanë edhe shtëpitë pranë kësaj fabrike, thonë se rreziku prej zjarrit ishte tepër i madh pasi brenda një kohe të shkurtër shpërthyen 3 bombola gazi. Ata thonë se nëse zjarrfikësit nuk do kishin ndërhyrë në kohë, dëmet do ishin kolosale, si në njerëz ashtu edhe në materiale.

Madje ata thonë se kjo është hera e dytë që në këtë fabrikë shpërthejnë bombolat e gazit, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve por edhe banorëve përreth.

Ata e ndiejnë me fat veten që zjarri s'ka rënë gjatë natës.

Deri më tani, rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq dje kane plasur 3 bombula te vogla gazi nekete fabrik jan dhe 5 te tjera te medhaja dhe ne qoftese zjarrfiksja zdo ishte ne koh do te kishim deme me te medha rrezikojne familje te cilat jan ngjit me fabriken … rruga shijak-durres afer brunesitt .. anonim tlutem esht hera e dyte qe keto bombula gazi shperthejne dhe zjarri ka ndejtur mbi 1 or ndezur nese kjo gje do te ndodhte naten do te kishim shum pasoja te renda … faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit