Tjetër mashtrim për punë në rrjetet sociale, qytetarja: Më morën lekët e trajnimit dhe më kërcënojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2024, 08:40

Viktimat e krimit kibernetik nëpërmjet rrjeteve sociale sa vijnë e shtohen në Shqipëri.

Por për sa kohë masat dhe ndëshkimet nga shteti janë inekzistente, raste të tilla do shtohen edhe më tepër.

Së fundmi, disa qytetare i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar mashtrimin me të cilin është përballur dhe ka rënë pre. Ato thonë se në Instagram kanë kontaktuar me një faqe që ofronte punë online në këmbim të një trajnimi me pagesë.

Ato kanë vendosur të bëjë trajnimin dhe kanë kryer pagesën e nevojshme, por kur ka ardhur dita e trajnimit, ai është shtyrë vazhdimisht. Qytetaret thonë se e gjithë kjo është një skemë mashtrimi, viktimë e së cilës ishte vetë ajo, por edhe shoqe të tyre.

Sipas tyre, faqja në fjalë "puna.juaj" merr paratë për trajnimin dhe trajnimin s'e bën kurrë.

Ato kërkojnë që kjo faqe të denoncohet sa më parë, që qytetarë të tjerë të mos mashtrohen me skema të tilla.

Ndërkohë vetë faqja në fjalë, në një reagim për JOQ ALBANIA, thotë se qytetares i janë dhënë sqarimet se kur do kryhet trajnimi, por ajo nuk iu është përgjigjur më mesazheve të tyre.

Denoncimi nr.1:

MIREMBREMA ,NESE KENI MUNDESI JU LUTEM DOJA TE BEJA NJE FAQE PUNEDHENESE ONLINE NE INSTAGRAM QE VETEM PO VJEDH E MASHTRON NJERZIT UN RASH VIKTIM E KSAJ FAQE GJITHASHTU EDHE NJE MIKJAA IME TE OFROJ PUNE ONLINE KUNDREJT NJE TRAJNIMI ME PAGESE ,

PO ESHTE E GJITHA MASHTRIM ,KUR VJEN DITA E TRAJNIMIT BEJN TE NJEJTEN LOJE SHMANGEN E SHTYJN TRAJNIMIN QE S BEHET ASNJEHER DUA TA NXIRRNI SI RAST JU LUTEM TE MOS MASHTROJ ME INDIVID JU LUTEM JA DHE FAKTEN QE VERTETOJN GJITHCKA QE PO JU THEM REALISHT PAGESA IME IKU ,PO SIKUR MOS MJAFTONTE EDHE PO ME KERCENOJN ,NDAJ JU LUTEM TI NXIRRNI PUBLIKLISHT QE TE PAKTEN MOS TA PESOJN DHE TE TJERE SI UN

T betohem do i kisha denoncuar po skam besim te policia qe mund ti penalizoj kete individ Ju falenderoj Edhe kontakti i vetem ish qe ishin prish serverat e skishin komunikuar dot me ne se ish e gjitha mashtrim Me pak fjale cdo gje e stisur Per te vjedhur lek Ne ju duhen me fakte me thoni Po ju lutem shmangi qe te bien dhe te tjere viktim e mashtrimit te ksaj faqe ne instagram

Denoncimi nr.2:

Eshte shumm e vertet edhe un jam mashtruar nga kjo faqe doja tju kontaktoja po ja u ben me te shkather se un te tjeret qe jan mashtruar mga kjo faqe e felliqur

Denoncimi nr.3:

Pershendetje! Per te njejten faqe edhe une kam nje denoncim. Fatkeqesisht rash dhe une pre e mashtrimit te tyre,bashke me nje mikeshen time. Dhe ne momentin qe u shkrujta per tu kerkuar llogari ata filluan me kercenime dhe qe do pendohem per fjalet qe u thash

Reagimi i faqes në fjalë:

Pershendetje! Zonjes se nderuar i eshte dhene sqarimi dhe i eshte caktuar data qe do zhvillohet trajnimi Nuk e kuptoj si ju mund te postoni lajme te tilla me biseda gjysmake dhe qe nuk verteton asgje Kjo eshte biseda ku i jane dhene udhezimet e trajnimit Ose fshini postimin ose do ju lutesha te postonit kete ankese qe do ngreme ne tani per kercenimet dhe lojrat qe na ka bere zonja ne fjale Ja dhe ne whatsapp ka qe ne daten 20 nuk pergjigjet . Meqe nuk e kemi kontaktuar sic thot ajo. Te lutem kerkoj nje zgjidhje sa me te shpejt nga ana juaj per kete dem qe po i behet imazhit tone. Faleminderit! Me respekt stafi Puna.Juaj!

Reagimi i faqes:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit