Mister! Nisin hetimet për motorin e braktisur në Lanë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2024, 23:28

Një motor i braktisur është zbuluar sot brenda lumit të Lanës në zonën mes pallateve 'Agimi' dhe 'Shallvareve' në kryeqytet. Autoritetet janë në proces hetimi për të zbuluar nëse motori është braktisur me qëllim apo nëse ka ndodhur ndonjë aksident.

Fotot e publikuara tregojnë se në zonë janë mbërritur efektivë policie, ndërsa një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit