Dalin pamjet kur Vangjush Dako lë qelinë, nis arrestin shtëpiak

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2024, 20:40

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndaj tij tani është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie" pasi ka kaluar afatet e paraburgimit.

Ndërkohë që autoritetet kanë ekzekutuar menjëherë vendimine Gjykatës së Posçme që e nxirrte atë nga qelia dhe duke e dërguar në arrest shtëpiak. Në pamjet e transmetuara shihet një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Nga pamjet shihet edhe momenti kur Dako takohet me familjarë të tij.

Sjellim në vëmendje se Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të shkuar pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për leje ndërtimi dhe tendera për një pallat të dëmtuar nga tërmeti 2019.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit