Autoboti bie në humnerë dhe shpërthen në flakë, vdes shoferi ukrainas

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.02.2024, 17:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake një mjet ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Për pasojë ka humbur jetën shoferi me shtetësi ukrainase.

Autoboti me targa BO 5036EI/BE 2979 XM, i ngarkuar me solar ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë duke marrë flakë.

Viktima është ukrainas Andriu Khrustalov, rreth 40 vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit