“Fëmijët të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë”, gjyshi i tyre: Nuk e di si jam gjallë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 16:03

Babai i Blerina Metes, që dyshohet se ka bashkëpunuar me fëmijët e saj për vrasjen e babait të tyre, thotë se vajza e tij nuk është në gjendje të flasë.

Në gjendje të rënduar emocionale, ai kërkoi me patjetër zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ai tha se nëse fëmijët janë fajtorë duhet të rrinë në burgim të përjetshëm, pasi nuk e meritojnë të dalin.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”.

Blerina Meta dyshohet se ka shtyrë fëmijët e saj drejt aktit të rëndë. Këto akuza janë hedhur nga familjarët e viktimës, Pëllumb Meta që thonë se gruaja ka kryer vrasjen dhe fëmijët kanë marrë përsipër fajin. Për momentin, Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë, pasi hetuesit duan të zbulojnë më shumë rreth rolit të saj në krimin që ka tronditur mbarë opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit