Shqiptari i vrarë në Mal të Zi u vu në shënjestër për shkak të marrëdhënies së tij me një blogere?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 15:45

Edmond Mustafa, shqiptari që u vra mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit, është përmendur në përgjimet e aplikacionit "Sky" gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçki, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë që ishin pjesë e klanit. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre thuhet se shqiptari është në rrezik nga “të tijët” për shkak të blogeres malazeze Vasilisa Nurković.

Mustafa, i cili dyshohet se ishte anëtar i bandës kriminale "Skaljar', u gjend në qendër të një loje të rrezikshme që përfshin klanin Kavaçki, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe marrëdhënien e tij romantike me blogeren e Vasilisa Nurković.

Mesazhet e përgjuara në Sky, të shkëmbyera midis liderit të klanit Kavaçki, Radoje Zvicer, dhe oficerëve të policisë të përfshirë zbulojnë një komplot rrëqethës për rrëmbimin e Mustafait. Mesazhet sugjerojnë se Mustafa ishte nën presion për t'u bërë "dëshmitar bashkëpunëtor" dhe për të zbuluar informacione për të paktën 20 vrasje. Mirëpo, Mustafa nuk kishte pranuar.

Frika e Mustafës për jetën e tij ishte evidente në komunikimet e përgjuara. Ai shprehte shqetësim jo vetëm për klanin e Kavaçit, por edhe për bashkëpunëtorët e tij “Skaljar”. Zbulimi i marrëdhënies së tij romantike me Vasilisa Nurković e bëri edhe më komplekse situatën, pasi duket se Mustafa i frikësohej jo vetëm hakmarrjes së fraksioneve rivale kriminale, por edhe "të tijëve".

Historia tragjike e bashkëshortit të Vasilisë, Zijad Nurkoviq, i cili ishte i lidhur ngushtë me klanin e Alen Kožar, shtoi frikën te shqiptari. Ai dyshohet se inatosi bashkëpunëtorët e tij “Skaljar” pasi pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijan Nurkoviq më 20 prill 2019 në Spanjë, ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.

Më 1 gusht 2020, shqiptarin e rrëmbyen dhe e mbajtën në një banesë në lagjen e qytetit të Podgoricës dhe i kërkuan që ta detyronte të rrëfente 20 vrasje. Ai u rrëmbye nga policët e Kavaçit, Ljubo Miloviq dhe Petar Lazoviq. Madje Miloviq kishte sugjeruar hedhjen e një bombe në shtëpinë e shqiptarit, për ta hequr qafe sa më shpejt.

Mustafa vitin e kaluar ishte ndaluar për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit