Treni në Dusseldorf “vishet” me flamurin kuqezi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2024, 14:05

Kombëtarja shqiptare në nëntor të 2023, barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru” duke siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian.

Kuqezinjtë në Duseldorf do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, ndaj Spanjës më 24 qershor.

Në pamjet e publikuara, shihet se si edhe trenat janë veshur me flamurin shqiptar.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon ndaj Italisë më 15 qershor, derisa me 19 qershor është ajo me Kroacinë në Hamburg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit