Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2024, 17:41

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot konfirmoi se kompania që ka fituar tenderin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës është pjesë e rrjetit të kompanive të familjarëve të Lazim Destanit.

“Kjo është çështje formale. Kompania që e ka fituar tenderin është në rrjetin e kompanive të themeluara nga familja e Lazim Destanit”, tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur se kur do të nënshkruhet, Kasami tha se jemi në përfundim të disa detaje, besoj nga mesi i muajt mars të fillojnë edhe punimet.

Kujtojmë se kompania që ka fituar tenderin për rikonstriumin e stadiumit të qytetit të Tetovës e ka fituar e “E-Property DOOEL Tetovë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit