Policia malazeze ka arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar.
Dino Ibrahimović nga Barana është arrestuar dhe akuzohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Ai është dërguar në mbajtje dhe është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë.
Ibrahimović dyshohet se ai është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes pasi atij iu gjet edhe një armë. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për vrasjen e Šćepan Roganović nga Novljani.
Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin, por se do të hetohen të gjitha aspektet që lidhen me rastin.
Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën. Pasi dëgjuan të shtënat ata dolën në parking dhe aty kanë parë viktimën të shtrirë në mes të dy makinave.