Dogana kap në kontrabandë pjesë për telefona, po futeshin ilegalisht në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2024, 12:58

Oficerët Doganor parandalojnë tentim kontrbandimin e pajisve eletronike në Vermicë.

Pas ndalimi të një autobusi personi pergjejgjes ka deklaruar ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe nje deklaratën doganore Shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore. Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli:

Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj. në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro. Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes Doganore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit