Edmond Mustafa, personi që shihni në foto, është shqiptari i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit.
Shqiptari i lidhur me klanin kriminal të Skaljarit, ishte me motrën e tij, duke iu afruar makinës së tyre kur një burrë i panjohur qëlloi ndaj tij.
Sipas mediave malazeze, autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri përpara të resë dhe kalimtarëve të tjerë dhe ka ikur me motoçikletë. Dëshmitarët okularë thonë se vrasësi i është afruar Mustafës nga prapa dhe ka qëlluar më shumë se dhjetë të shtëna nga një distancë prej 10 metrash. Ndërkohë motra e tij bërtiste dhe thërriste për ndihmë.
Për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen e shqiptarit, në ambientet e policisë së Tivarit është ndaluar një person mashkull me iniciale D.I.
Policia po përcakton nëse bëhet fjalë për vazhdimësi të konflikteve mes bandave kriminale. Hetimet po shkojnë në dy drejtime. Viktima dyshohet se është pjesëtar i “klanit Skaljar”. Policia po heton edhe për dyshimin nëse ai ka qenë në konflikt me persona të afërt me atë organizatë kriminale.