Manjaku në Kavajë ngacmon seksualisht 14-vjeçaren

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 12:29

Një 50-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë vetë 14-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin për 50-vjeçarin pasi ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit