U mbyt duke peshkuar në lumin Buna, trupi i 65-vjeçarit gjendet pas 2 muajsh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 11:33

Trupi i një 65-vjeçari nga Mitrovica, që u mbyt teksa peshkonte në lumin Buna, është gjetur sot.

Mëngjesin e 17 dhjetorit 2023, 65-vjeçari me iniciale H.S ishte duke peshkuar në breg të lumit, kur rrëshqiti dhe ra në lumë.

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij kanë vijuar prej dy muajsh.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit