"Endacaku vrasës", ky është mesazhi i shkruar në muret e shtëpisë së Ilir Koçiljas para shpërthimit me tritol.
Një person ende i paidentifikuar, me kapele e kapuç, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur në vendin e ngjarjes pak minuta para shpërthimit. Ai dyshohet se ka hedhur tritolin, rreth 500 gramë, pranë dritares së banesës dhe është larguar nëpër rrugicat e lagjes.
Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të konsiderueshme jo vetëm në shtëpinë e Koçiljas, në të cilën nuk banonte askush, por edhe tek makinat e parkuara pranë vendit të shpërthimit si dhe tek apartamentet ngjitur.
Dyshimet e grupit hetimor janë se ky mesazh dhe shpërthimi me tritol kanë lidhje me vrasjen e Halil Kokës nga 35-vjeçari Koçilja, i cili aktualisht ndodhet në burg.