Një 16-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi shkonte në shkollë me armë të ftohta dhe nxitej nga babai i tij të përdorte edhe armë zjarri.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Policia ka shpallur në kërkim babain 52-vjeçar të të miturit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.