Motra e Pëllumb Metës: Fajin e ka monstra, ka njollë të zezë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2024, 23:58

Motra e Pëllumb Metës, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke pretenduar see ka organizuar ajo vrasjen.

Ajo ka mohuar që vëllai i saj ishte një person i dhunshëm sikurse kanë deklarar familjarët dhe ka thënë se gjithë skenarin e ka ndërtuara gruaja e tij, që sipas saj është manipuluese dhe e përfshirë në krime e vrasje për një kohë të gjatë.

Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen, Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët, Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri-tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve. Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën. O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me para borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat. Kjo e fejesës është absurde për gjithë njerëzimin e farefisin. Ajo të kishte qenë e mirë nuk hidhte kapuçin në kokë, por të dalë dhe të thotë, i bën edhe njerëzit e tillë me njollë të zezë, ajo vetë ishte e atillë. Turp t’i vijë!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit