Përplaset për vdekje 62-vjeçari shqiptar në Itali, po punonte në autostradë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2024, 20:57

Një tragjedi është shënuar pasditen e së dielës në autostradën Milano-Genoa, ku një shqiptar 62-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor. Mësohet se viktima është Edmond Haxhi, ndërsa bëhet e ditur se ai ishte punonjës në autostradë.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të punës, kur viktima u përplas nga një makinë e drejtuar nga një person 22-vjeçar. Edhe pse ekipet e emergjencës reaguan menjëherë, dëmtimet e shkaktuara ishin të tilla që viktima nuk mundi të shpëtonte.

Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen për të zbuluar të gjitha detajet dhe për të siguruar drejtësi për viktimën dhe familjen e tij. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se disa kolegë të shqiptarit ishin dëshmitarë të ngjarjes teksa ishin duke punuar së bashku në autostradë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit