I ndërpreu me dhunë shtatzëninë të dashurës, lihet i lirë i riu shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2024, 16:07

Ymer Ramadan Haxhiaj, 27-vjeçari shqiptar që u arrestua pasi detyroi të dashurën të abortonte foshnjen 2-muajshe, është lënë i lirë.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar është liruar pasi u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi falje. Por liria e tij është nën masa shtrënguese, pasi duhet të paguajë një garanci me vlerë 2000 euro, nuk i lejohet të largohet nga Greqia, duhet të paraqitet rregullisht në komisariat dhe nuk duhet t'i afrohet të dashurës 19-vjeçare.

Avokati i 27-vjeçarit duke folur për shqiptarin tha:

“Ai pretendoi se nuk ka bërë absolutisht asgjë, duke pasur si udhërrëfyes raportin mjeko-ligjor ku thuhet se nuk ka asnjë gjurmë dhune ndaj kallëzuese dhe pretendime të tjera që tregojnë kundërshtimin e deklaratave të paditëses. Të gjitha pretendimet e saj janë kontradiktore”.

Më pas avokati ka treguar si ka shkuar i riu shqiptar në spital bashkë me të dashurën e tij:

“Ai ka shkuar në spital, por siç pretendon ai nuk ka shkuar pasi ka bërë ndonjë akt dhune apo diçka tjetër ndaj kallëzuesit. Vetë paditësja ka raportuar se kishte përdorur disa medikamente. Pasi ka kryer kontrollet me mjekët, shqiptari ka qëndruar me të dashurën e tij në çdo moment Ai doli nga spitali në orën tetë të mëngjesit dhe shkoi të merrte nënën e saj për të cilën e njoftoi, u ul me të për dy tre orë në spital dhe pastaj në mesditë i solli lëngje dhe gjëra të tjera. Ai ishte gjithmonë me të. Ajo ka bërë denoncim në mbrëmje.

Ndërkohë 19-vjeçarja greke ka deklaruar se shqiptari i ka vrarë fëmijën, duke e lidhur dhe detyruar të marrë pilula për të humbur foshnjen.

"Ai më vrau fëmijën. Nuk më goditi. Më lidhi duart dhe më shkeli në kokë, më mbylli gojën, po më thoshte se: “E kam vendosur: do të të vras. Do të vras ​​edhe fëmijën". Më pas më dha disa pilula”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit