Qytetari krahason naftën e blerë në Shqipëri me atë në Maqedoni, cilësia e lë pa fjalë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 13:56

Prej shumë vitesh, çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në disa vende të Rajonit, Europës por edhe botës.

Edhe pse jemi një vend prodhues, shqiptarët e blejnë naftën dhe benzinën më shtrenjtë se fqinjët tanë. Por nuk është vetëm çmimi që i shtyn shqiptarët të blejnë karburant në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër faktor, tepër i rëndësishëm është edhe cilësia.

Një qytetar që ka blerë naftë në Maqedoninë e Veriut ka krahasuar cilësinë dhe çmimin, me atë të blerë në Shqipëri. Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ka blerë një bidon me naftë me çmim 1280 lekë dhe me cilësi maksimale.

Por kur e krahasuar me naftën e blerë në një karburant në Babrru, ka mbetur pa fjalë. Ai thotë se kur ka hequr naftën e makinës dhe e ka kaluar në bidon ka mbetur pa fjalë. Edhe pse naftën në Shqipëri e bleu 1870 lekë, cilësia e ka zhgënjyer shumë.

Ai kërkon të dijë nëse në këtë rast fajin e ka qeveria që nuk merr masa, apo populli që nuk reagon.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq. Cilesia naftes maqedoni vs shqiperi.. 1 pyetje kam.. Fajin e ka qeveria qe nuk mer masa apo e ka populli per mos reagimin ?!.

Ja hoqa makines naften te cilen e kisha mar ne babrru dhe te shkoja te merja ne maqedoni ngaqe eshte me lire.. dhe shikoni cfar nafte nxora nga makina. Kuponin nuk e mora fare. Te karburant ne babrru e kam mar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit