Rrugët e Tiranës po shkatërrojnë makinat e qytetarëve, uji i derdhur në themelet e banesave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2024, 14:59

Shumë njësi bashkiake të Tiranës ankohen për mungesë uji si gjatë verës ashtu edhe dimrit.

Por te Vilat Gjermane, uji jo vetëm që nuk mungon, por edhe derdhet rrugëve duke i shkatërruar plotësisht ato dhe shtëpitë e qytetarëve.

Një prej tyre i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problematikë të tillë. Ai thotë se i gjithë uji që derdhet mes për mes rrugëve, shkon në themelet e shtëpive duke i mbuluar me lagështirë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ai thotë se prej gërryerjes nga uji, rrugët janë bërë plot me gropa dhe makinat po iu shkatërrohen dita-ditës.

Ai kërkon që bashkia të marrë masa të menjëhershme pasi janë edhe pak kilometra larg qendrës së qytetit.

Denoncimi i qytetarit:

Na i shkatrruqn makinat le shpijat qe ju shkon i gjith uji themel edhe gropa ngado Tek Vilat Gjermane

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit