Pushuesit e Golemit të bëhen gati, në det po derdhen ujërat e zeza

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2024, 14:36

Plazhi i Golemit për pak muaj i rikthehet sezonit turistik të verës dhe mijëra pushues pritet të mbërrijnë.

Por para se pushuesit bashkë me fëmijët e tyre të vijnë për plazh, në det po derdhen ujërat e zeza.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë se si tubacionet e ujërave të zeza kanë derdhje direkt në det. Ato po derdhen në det dhe pasojat si gjithmonë do i vuajnë pushuesit që ditët e tyre të pushimeve duhet t'i kalojnë mes ujërave të zeza dhe ndotjes që ato krijojnë.

Mesa duket kjo është mënyra e mikëpritjes së pushuesve nga bashkia Kavajë...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit