Marsel Hysa, personi që shihni në foto, është 47-vjeçari që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit të Traumës, Tiranë.
47-vjeçari ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë.
Hysa ishte punonjës i policisë bashkiake në Memaliaj dhe cilësohej prej kolegëve si punëtor i devotshëm dhe korrekt.
Ditën e sotme ai është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë shkaqet që e shtynë drejt një akti të tillë janë të paqarta.
Njoftimi i bashkisë:
Bashkia Memaliaj njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare punonjësi i bashkisë Marsel Hysa. Qyteti Memaliaj humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa bashkia humbi kolegun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkohemi me këtë dhimbje të madhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve për këtë humbje të parakohshme. I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.