Hygerta Meta, 19-vjeçarja që thotë se vrau babain pasi ai do e fejonte me zor, ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Ajo thotë se babai i kërcënonte vazhdimisht dhe ushtronte dhunë ndaj nënës së tyre. Kërcënimet e tij ishin shtuar dhe në këto rrethana, mesditën e 10 shkurtit, pasi babai ishte kthyer nga puna, Hygerta ka marrë armën dhe e ka qëlluar.
Ajo ka treguar edhe bashkëbisedimin që ka patur me babain para vrasjes dhe kur ai e ka parë me armë në dorë.
“Na tha do t’ju vras të gjithëve dhe me tritol. Mamaja nuk mund të ndahej se i ikte gjysma e pasurisë. Herë tjetër na thoshte mamaja se ai do na vriste, ndërsa të enjten, tre ditë para vrasjes e dëgjova vetë që tha do t’ju vras. Babi erdhi nga puna. Ishte shtri me kurriz dhe mora armën. Ia tregova dhe ai nuk u befasua. Më tha ku shkon me armë. I thashë çohu në këmbë dhe ai më tha Ik andej. Isha 2 metra afër dhe e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit e vëllait. E dija që arma ishte aty se unë pastroja. Nuk kisha shans ta pyesja babin”.
E pyetur nëse është penduar për këtë krim, Hygerta shprehet:
"Po, por është një gjë që s’ka kthim mbrapa".