Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre fëmijët e familjes Meta që vranë babain e tyre Pëllumb Meta dhe e groposën në oborrin e shtëpisë.
Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta kanë dalë kokëulur para togave të zeza duke u shprehur të penduar. Por ata kanë thënë se kjo ishte zgjidhja e vetme që kishin pasi babai ishte agresiv dhe autoritar.
Gjatë senacës gjyqësore, Hysen Meta ka ndryshuar dëshmi. Ai ka thënë se vrasjen e ka kryer Hygerta, por ai e ka marrë përsipër pasi ishte i hutuar. Ndërsa vetë Hygerta ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se fajin ia la vëllait nga frika e policisë.
Nga ana tjetër djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur është kryer vrasja, por ka ndihmuar vëllain dhe motrën në fshehjen e gjurmëve.