Hysen Meta në gjykatë: Babain e vrau Hygerta, isha i hutuar kur pranova krimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2024, 12:44

Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta kanë dalë sot para gjyqtarëve për t'u njohur me masat e sigurisë ndaj tyre, pasi akuzohen për vrasjen e babait.

Por gjatë seancës gjyqësore, fëmijët kanë ndryshuar sërish dëshmi. Hysen Meta, vëllai i madh i cili deri më tani akuzohej si vrasësi i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ka deklaruar se babain e ka vrarë motra e tij.

Ai tha se Hygerta e ka vrarë babain pasi ai donte ta fejonte me zor.

"Nuk e kam bërë unë vrasjen. Të flasi ai që e ka bërë. Unë kam qenë prezent. Motra e ka qëlluar babain jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte mezor. Kishin debatuar shumë herë. Jo gjithmonë kam qenë prezent në debatet e tyre. Me babain marrëdhëniet jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe tronditur ndaj thashë që e kam bërë unë. Më ka ardhur keq dhe jam tronditur".

Ndërkohë vetë Hygerta ka deklaruar ajo e ka kryer vrasjen por nga frika ia ka lënë fajin vëllait të madh. Ajo thotë se konfliktet me babain kanë nisur që në dhjetor për shkak të fejesës së pa dëshiruar.

Ajo ka deklaruar se babai ka qenë gjithmonë agresiv në familje dhe shumë autoritar.

"Duke qenë që ishte shumë e vështirë, frika nga policia ja lashë fajin e vrasjes vëllait. Konflikti ka nisur që në Dhjetor. I thashë jo për fejesën. Kisha frikë se nga refuzimi i fejesës se do më vriste. Ai preu bomblën e gazit dhe nuk e rregullloi, por më vonë. Në fund të Janarit më tha sërish për fejesën. Më tha që ju nuk keni për të bërë hajër ne këtë shtëpi, kishim frikë. Ka pasur konflikte dhe me mamin, e ka goditur mamin edhe kur ka qenë në gjumë për shkak se ishte zgjuar vonë. Babi ka qenë gjithmonë agresiv. Nuk e kam denoncuar nga frika, sepse kishim frikë të na vriste. Shumë herë na ka thënë do ju vras. Ai mund të paguante edhe dikë për të na vrarë. Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”.

Djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit