Sot bëhen njëzet vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2024, 10:01

Me aktivitete shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta shënojë 20 vjetorin e fatkeqësisë ajrore ku e humbi jetën ish-presidenti, Boris Trajkovski, anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Siç njoftuan nga Qeveria, në shënimin e sivjetmë në varrezat e qytetit në Butel, me fillim në orën 12:00, te varri i ish-presidentit Boris Trajkovski, do të marrin pjesë dhe do të vendosin lule bashkëshortja e tij Vilma Trajkovska me anëtarët e familjes, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, delegacion i Kuvendit të kryesuar nga kryetari Jovan Mitreski, delegacion i Qeverisë i përbërë nga Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Politika të Qeverisjes së Mirë dhe Risto Penovi, ministër i Vetëqeverisjes lokale.

Lule do të vendosin edhe një delegacion i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një delegacion i Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇAM-së i udhëhequr nga Naum Bureski, nënkryetar i Këshillit Kryesor të LLM-së.

Nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbrëmje në Operën dhe Baletin Kombëtar do të mbahet koncert përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit