Arrestohet pas 7 javësh i mituri që ishte arratisur nga Burgu i Lipjanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2024, 12:10

Me 10 janar të këtij viti, nga Qendra Korrektuese e Lipjanit ishte arratisur një i mitur.

Pas 7 javëve, policia ka arritur që ta arrestoi sërish atë dhe ta dërguar të adresa e njëjtë.

“Lidhur me rastin, të dielën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i arratisur dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori për të mitur ndërsa është hapur edhe rast për arratisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit