Dorian Duçka dhe Olta Manjani, çfarë e lidh spiunin me llogaritaren e Ramës?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 14:17

Dorian Duçka, Olta Manjani dhe Denis Durrësi janë emra të njohur në politikën dhe financat e Shqipërisë. I pari njihet si këshilltar i jashtëm dhe lobues i kryeministrit Edi Rama, i cili gjendet kudo ndodhet ky i fundit. E dyta, si ish-ministre e Financave e aktualisht zv-ministre e Ekonomisë. Ndërsa Denis Durrësi është bashkëshorti i Manjanit dhe mik i ngushtë i Duçkës, i arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda, kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte drejtor i AKBN-së.

Edhe pse shumëkush nuk mund ta kuptojë se çfarë i lidh këta dy persona, lidhja duket se është një miqësi e vjetër dhe e thellë.

Në vitet e rinisë së tyre, ish-zv ministri i energjisë Duçka dhe Olta Manjani kanë qenë miq që dilnin në darka e mbrëmje festive. Por këtë marrëdhënie duket se e kanë ruajtur edhe tani që mbajnë poste zyrtare dhe tepër të rëndësishme.

Edhe pse Dorian Duçka përpiqet të qëndrojë më i fshehur e në hije, lidhjet e tij me kryeministrin Rama janë të forta, ashtu si ndikimi i tij në çështjet tregtare. Duçka influencon gjithë kapacitetet që ai ka në tregti, duke ndërhyrë sa në pjesën zyrtare e sa të biznesit për të shpejtuar, lidhur apo zgjidhur çështje të ndryshme politike dhe tregtare.

Në shumë raste ai luan rolin edhe të zëvendësuesit të Ramës pasi krijon sulme dhe goditje mediatike, jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës, por edhe për çështje të caktuara tregtare dhe biznesi. E kur jemi te biznesi e financat, marrëdhënia miqësore me Olta Manjanin duket se hyn në punë, pasi pasi ai jep ide për 'investime", takime e lobime, ndërsa Ministria e Financave jep miratimet për buxhetet që duhen për këto financa.

Duke u ndalur te lobimet e takimet, përmendim çështjen e nxehtë të Charles McGonigal. Një vit më parë, ish-agjenti i FBI-së pranoi se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me Dorian Duçkën (Personi A) me kërkesë të Agron Nezës (Personi B), ai i bëri thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit