Që Shqipëria është vendi i çudirave, këtë e vërtetojmë të gjithë nga dita në ditë.
Por kur këto çudira ndodhin nga shteti, ato kanë përmasa edhe më të mëdha pasi janë papranueshme por edhe të turpshme.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Kavajë. Për të rregulluar një tub uji në mes të rrugës, punonjësit kanë prerë asfaltin dhe e kanë vendosur sërish përmbi si të ishte parket.
Qytetarët që kanë dëshmuar një punim të tillë thonë se kjo është e turpshme pasi asfalti i prishur duhej të ishte rregulluar nga fillimi, e jo të vendoseshin copat e hequra si "puzzle".
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje! Kan prere asfaltin per te rregulluar nje tub uji edhe tani po e vendosin perseri asfaltin sikur po shtrojne parket nuk e kuptoj ne cilen epoke jetojme. Kur mund ta kishin shtruar perseri me asfalt por ne mungese kan gjetur kete zgjidhje Turp!!! Cudira nga kavaja