Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Volos të Greqisë. Një i ri shqiptar, Serxho Sula, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor.
I riu, vetëm 26 vjeç, ishte duke u kthyer nga stadiumi ku kishte ndjekur një ndeshje futbolli, kur motori rrëshkiti dhe Sula u përplas me bordurën e betonit..
Përplasja ishte fatale për të riun. Pavarësisht se ambulanca mbërriti shpejt, mjekët e kishin të pamundur për ta mbajtur në jetë, shkruajnë mediat greke.