Peshkatari bie në ujë, nisin kërkimet për trupin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.02.2024, 19:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Porto Romano mbrëmjen e sotme. Peshkatari Aurel Ndoni ka rënë në ujë teksa peshkonte dhe nuk ka mundur të dalë.

Sipas informacioneve, Ndoni ka qenë me të vëllanë dhe një tjetër person. Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.

NJOFTIMI

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit