Dy vite më parë, banorët e zonës së 5 Majit në Tiranë u terrorizuan nga policia e punonjësit e bashkisë që i nxorrën nga shtëpitë dhe shembën gjithçka.
Asokohe atyre iu tha se shtëpitë do shembeshin për t’i hapur rrugë ndërtimit të lagjes së re “Tirana Riverside”.
Por edhe pse kanë kaluar dy vite që nga ky premtim, banorët e mbetur pastrehë për shkak të shpronësimeve, nuk i kanë marrë ende shtëpitë dhe bonuset e qirave iu kanë mbaruar.
E sikur të mos mjaftonin këto, në vendin ku dikur ishin shtëpitë e tyre, bashkia Tiranë ka krijuar një landfill mbeturinash.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihet qartë se si rrugët dhe toka ku u shembën shtëpitë është mbuluar nga mbeturinat, si të ishte një landfill.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Joq 2 vite pas shembjeve te banesave ne zonen e 5 Majit bonuset e qirase kan mbaruar shtepite e premtuara jane vetem ky Landfill i krijuar nga bashkia Tirane