Vranë babain dhe e groposën në oborr, fëmijët ndryshojnë dëshmi: Nëna nuk ishte fare në dijeni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2024, 14:51

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e famijes Meta.

Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar për vrasjen e babait të tyre, është marrë në mbrojtje por vendodhja e saj mbahet sekret për shkak të sigurisë.

Edhe pse Blerina Meta vazhdon ta mohojë përfshirjen në ngjarje, dëshmitë e dhëna nga vajza e saj Hygerta janë kontradiktore pasi në fillim ajo ka deklaruar se nëna kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

Kur mami u kthye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dytë, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”.

Por pak ditë më vonë, vajza ka ndryshuar mendje dhe dëshmi duke shfajësuar të ëmën nga çdo impikim në ngjarje. Ajo dhe vëllezërit e saj pretendojnë që nëna e ka mësuar këtë të vërtetë vetëm pasi e ka zbuluar policia.

Mami ka dalë pasdreke pasi merej me punët e bujqësisë. Kur erdhi ajo nuk vuri re asgjë. Nuk u shqetësua për mungesen e babit, pasi mendoj që ka dalë për punë”.

Për momentin, Blerina Mete po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit