Djali i dëshmorit diplomon për oficer në ShBA

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2024, 22:01

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drin Merturi, ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është djali i dëshmorit Ilir Merturi.

FSK ka bërë të ditur se Merturi tregoi rezultate të larta në shkollim.

“OF1 Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake”, thuhet në njoftim.

Drin Merturi kujtoi babain e tij, me rastin e diplomimit.

“Lavdi dëshmorve të Kombit”, shkroi ai në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit