Pacienti te spitali i Traumës hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2024, 10:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Rreth orës 05:30 të ditës së sotme, pacienti me iniciale M.H është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

47-vjeçari me origjinë nga Tepelena ishe paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit